Rama në SPAK? Gazetarja Lala: Shigjeta drejtohet nga Kryeministri! Nuk është e largët dita kur emri i tij do mbërrijë në Prokurorinë e Posaçme

0

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se nuk është e largët dita kur emri i kryeministrit Edi Rama do të mbërrijë në SPAK, qoftë edhe për tu pyetur. E ftuar në emisionin, “Kjo Javë” në News24, Lala u shpreh se ende nuk dihet se për cilën çështje do të thirret Rama. Lala tha më tej se emri i Ramës përmendet nga Ahmetaj, edhe në çështjen “McGonigal”.

“Emri i Ramës përmendet nga Ahmetaj, edhe në çështjen “McGonigal”, nuk e shoh të largët ditën që emri i kryeministrit do të mbërrijë në SPAK, qoftë edhe për t’u pyetur. Ka një logjikë, nisi me Alqi Bllakon, Kokën, Beqajn, Çyrbjan, Veliajn, Metën e Veliaj, kur shkon te Balluku që është një shkallë më poshtë se Rama , shigjeta drejtohet nga Rama”, tha Klodjana Lala