Rama nga Elbasani: Më 11 maj të fokusohemi te flamuri i ëndrrës më të bukur në botë

0

Rama: Ne të gjithë duhet që deri më 11 maj të bëjmë sa më shumë njerëz me vete, sa më shumë telefonata me ata në emigracion. Të gjithë duhet ta kthejnë zarfin. Zgjedhjet janë se çfarë do të bëjë populli shqiptar në takimin me historinë. Takimi ynë me historinë është për të kapërcyer inatet, ngjyrat e partisë. Duhet të fokusohemi te flamuri më i bukur në botë dhe tek flamuri i ëndrrës më të bukur në botë. Sot cilido që investon me votë, është për të marrë pasaportën europiane. Dua t’u them të gjithë prindërve, që në 11 maj duhet të mendojnë për fëmijët që nuk kanë të drejtë votë.

Duhet të mbyllim negociatat, t’i japim fëmijëve një dhuratë që është më e çmuar se çdo vlerë monetare. Me atë pasaportë prindërit duhet të mendojnë se i bëjnë atë që të tjerët me shekuj nuk e bënë dot kurrë, duke i dhënë statusin e të barabartit me fëmijët e Italisë dhe duke i dhënë identitetin europian. Më pas shoh të rriten fëmijë të lirë europiane.