VLORË- Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve në Vlorë në lidhje me nismën e tij ‘Punët për Shqipërinë’. Gjatë vizitës në Vlorë, Rama ka shkuar në terren te shëtitorja e Plazhit të Vjetër.
I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, si dhe nga inxhinierët e projektit, Rama është njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe detajet teknike të ndërhyrjes.
Vizita në Vlorë pritet të vijojë edhe me inspektime të tjera në pika të ndryshme të qytetit, në kuadër të investimeve publike dhe përgatitjeve për sezonin turistik





