TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në çeljen zyrtare të fushatës elektorale të PS tha se është koha që bvendi të takohet me hisotrinë dhe të mos e humbasë mundësinë për të hyrë në Be për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Rama gjithashtu theksoi se ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian të Shqipërisë në dorën tonë. Ndër të tjera Rama tha se Europa na ka hapur portën dhe na ka vënë një afat.
“Sot është dita, ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit, kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian të Shqipërisë në dorën tonë. Si asnjëherë më parë që kur dolëm nga ferri komunisti, BE ka shkuar përjet fjalëve dhe premtivmeve dhe ka hapur portën edhe duke nga dhën një afat për të mbyllur negociatat dhe të të hyrë në atë shtëpi të ëndërruar, 2027. Në këtë vit 2025, që përpos të tjerave është jubilar dhe është i shenjtë, kur kanosjet e luftës dhe rrëmuja e re gjeopolitke, paralajmërojnë kohëra me sfida të mëdha përpara.
Në shqiptarët nuk mundemi ta humbasim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim gjuzit. Të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Kjo është dita, koha që ne të nisim jo fushatën, por kuvendimin e madh të maleve dhe fudhave, qytetave dhe fshatrave, shqiptarëve dhe shqiptareve përtej të majtës dhe të djathtës, përejt ndasive të vjetra, për shqipërinë zonjë në familjen e madhe evropiane,” tha Rama.