Rama nuk njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Studentët: Është absurde, ne do ta zgjerojmë këtë metodë me Universitetet e tjera

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama edhe pse ka deklaruar shumë herë që nuk i diskuton vendimet e Gjykatave, ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës Kushtetese për pezullimin e ligjit që detyron studentët e mjekësisë që të rrinë 5 vite në Shqipëri për të marrë diplomën. Nga Asambleja e Përgjithshme në Tiranë, Rama deklaroi se kërkesa e studentëve dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është absurde. Po ashtu Rama theksoi se kjo metodë që po ndiqet me Universitetin e Mjekësisë do të përhapet edhe në Universitetet e tjera në vend.

“Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por edhe pezullimi që i bëri GJK kërkesës absurde të studentëve është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht, mund të hysh por nuk merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjistrat. Është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë. Fakti është që nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese dhe nuk është vënë në diskutim. Ne këtë sistem do ta zgjerojmë. Në arsimin publik që e kemi shumë të favorshëm dhe jo aq larg kërkesave të Europës, do ta zgjerojmë. Ose është varianti tjetër që i kemi dhënë studentëve, do të ikësh që nesër dhe t’i kthesh kurrizin këtij vendi? Do paguash një tarifë tjetër, do paguash atë që kushton. Është më pak se në Gjermani por prapë do paguash. Nëse do këtë tarifën tjetër do rrish maksimumi 5 vite. Dhe 5 vite është për ata që hyjnë në vit të parë. Këta që i kapi rrugës 2-3 vjet do rrinë,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu