Rama: Open Balkan ka dyert hapur për të gjithë, bëjmë si bëri Franca me Gjermaninë

0

Gazetarja: Pritja e tyre është një temë delikate, e afganëve, shihet qartë që Evropa ka hezituar, por ju keni hapur dyert për ta
Edi Rama: Nuk jemi askush që të gjykojmë se si vepron Evropa, por mund të them vetëm se çfarë bën Shqipëria. Kemi pritur hebrenjtë, është një vend që para 30 viteve qytetarët e tij u deshën të kalonin kufirin për të ikur nga tmerri i komunizmit. U desh të trokisnim në dyert e të tjerëve dhe ja, jemi vend i NATO-s, u hapim dyert dhe afganëve. Si mundet që vendet e NATO-s të tkhejnë shpinën e të thonë ju rrini këtu se ne po ikim. Prisni që të vijnë talebanët dhe t’ju vrasin.

Gazetarja: Një pyetje e shpejtë, Ballkani ka qenë një fuçi baruti, një vend ku është zhvilluar një luftë e përgjakshme pikërisht mes anëatrëve të ish-Jugosllavisë, ju keni marrë një iniciativë si Mini-Shenget, por tre vende të Ballkanit nuk mund t’ju bashkohet për shkak të këtyre konflikteve.

Edi Rama: Kemi Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin.A është një proces i vështirë? Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje. Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, Sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu