Sic ka bërë gjithmonë edhe kësaj radhe kryeministri Rama do të bëjë ca ‘koka turku’, ca drejtues institucionesh që nuk kanë performancë dhe s’kanë ofruar shërbimet e duhura për qytetarët.
Dështimin e qeverisë së tij do e shkarkojë gjetkë sic di ai të bëjë.
Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politikë të PS-së nëpër qarqe, Rama u ka kërkuar zëvendësimin e atyre drejtorëve që s’kanë performancë të mirë. Kryeministri, mësohet t’u ketë thënë që nuk do të lejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve.
Mbledhja me drejtuesit politikë ishte e dyta sot në selinë rozë pas mbledhjes gjatë paradites me grupin parlamentar. Sërish në fokus janë zgjedhjet e vitit 2021 dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





