Rama – Vetëm një idiot mund të thotë që ne kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë mund të thotë që ne nuk i kemi dhënë drejtësisë gjithë atë pavarësi që nuk e ka pasur që nga Shpallja e Pavarësisë që nga viti 1912.
Por të bindur që kjo është kthesa e vërtetë historike për Shqipërinë, që të gjithë janë të pabarabartë para ligjit që askush të mos jetë mbi ligjin dhe të gjithë të jenë subjekt i drejtësisë kur drejtësia ka të gjitha arsyet të veprojë.
Sot konstatojmë që jemi në një sfidë të re. Sfida është pavarësia e arritur duhet të garantojë dhe të garantohet nga profesionalizmi dhe standartet demokratike. Prezumimi i pafajsisë nuk është një rresht që shkruhet për të larë gojën.