SHBA- Nisja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York ka nisur me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit rus. Kjo pasi, Rama vendosi që t’i jepte fjalën presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërkohë që delegacioni rus kërkoi baza mbi këtë vendim të Ramës. Ndërkohë që një tjetër pjesë debati ka qenë edhe ftesa e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.
Pjesë nga debati:
Delegacioni rus: Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.
Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dëguar lista e personave që do të flaisn në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur me teknikën para se të çelej debati. Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ai ka folur në 5 takimet i pari sa herë ka qenë i ftuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni.