Rama pranon që ‘Kadastrën’ e ka jashtë kontrollit, u jep qytetarëve një link që të denoncojnë

0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një link ku qytetarët mund të denoncojnë institucionin e Kadastrës, duke pranuar në këtë mënyrë dështimin me kontrollin.

Rama thotë se dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë

Postimi i Ramës:

Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

“Denonco Kadastrën” këtu www.shqiperiaqeduam.al