Rama prezanton funksionimin e Këshillit Publik, në daljen e parë të 2022-shit

0

Me moton “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, kryeministri Edi Rama ka nisur të mërkurën pasdite komunikimin publik me qytetarët. Përmes këtij komunikimi në rrjetin social Facebook, Rama i prezantoi qytetarët edhe me formularin e Këshillit të Parë Publik.

Kryeministri shqiptar tregoi se çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave.

“Ideja është që këta formularë të plotësohen kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin on-line apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar”, tha ai.

Ai tha se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.

“Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribuojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.

Sipas tij, kjo nismë vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjesë e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre.

Ndër të tjera, kryeministri Rama ndau lajmin se sot janë regjistruar mbi një mijë të infektuar me Covid-19, duke theksuar se kjo shifër e lartë ka ardhur për shkak të festave dhe mungesës së plotë të masave shtrënguese, por edhe variantit të ri Omicron.

I pyetur nga publiku për krizën energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha se, “Shqipëria po ia del” të përballet me krizën energjetike.

Por sipas tij, “pa e lënë atë të rrëshqasë te qytetarët apo bizneset”.

“Kjo përballje ka kosto”, tha Rama duke vijuar me arsyetimin për krizën energjetike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu