Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Gëzuar komandant

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një telefonatë me Hashim Thaçin, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush””, shkruan Rama.

Kujtojmë që për Thaçin, i cili ndodhet prej disa vitesh në burgun e Hagës, është kërkuar një dënim me 45 vjet burg për krime kundër njerëzimit gjatë luftës së UÇK për lirinë e Kosovës.