Kryeministri Edi Rama rikthehet në Kuvend. Duket se ai nuk rri dot pa “thumbuar” Boçin: Më ka marrë malli për ju, të jesh i bindur për ketë, deklaroi Rama.
Duket se gara për bashkinë e Elbasanit e ka vënë në pozitë Kryeministrin. Kjo edhe për faktin se Boçi ka qenë mjaft kritik ndaj qeverisjes dhe ka denoncuar afera të ndryshme, si në nivel vendor, ashtu edhe në atë qendror.