Rama sërish “leksion” Dritan Lelit: Me qese në dorë për 3 minuta e pastron vetë pyllin e Sodës

0

Kryeministri Edi Rama ka ‘sulmuar’ sërish Kryebashkiakun Dritan Leli, përsa i përket situatës së mbetjeve në qytet.

Rama tha se Vlora është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë, ndërsa shton se mund të ishte e kundërta.

Rama tha se Kryebashkiaku me një qese në dorë dhe disa persona mund ta pastrojë Pyllin e Sodës për 3 minuta.

Edi Rama: Vlora në vend që të ishte model. Siç ka qenë model për transformimin dhe pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë, që është bashkëabuzuese.

Ky është një pyll që kryetari i bashkisë mund ta bëjë me makinë për tre minuta nga hyrja deri në dalje. Këtu nuk ka nevojë as për ushtri. Këtu mjafton kryetari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë duke u thënë qytetarëve mos na ktheni më këtu, pylli i Sodës do merrte pamje tjetër. Por kjo është temë tjetër