Kryeministri Edi Rama ka intesifikuar sulmet në drejtim të protestuesve, që kanë mbushur prej një jave sheshet e vendit, duke thënë se shfaqje të tilla mund ti interesojnë vetëm Rusisë.
Sipas Ramës është e turpshme që në vendin tonë protestohet, në një kohë që në Ukrainë, njerëzit diskutojnë jetën.
Edi Rama:
Shkruante Fatos Tarifa një letër të hapur për mua, dhe më qortonte mua për mungesë durimi dhe arrogancë ndaj protestuesve. Unë e përsëris se ajo protestë është një turp kombëtar, dhe kjo nuk ka lidhje me protestën në vetvete. Nuk ka pasur Shqipëria një qeveri më të vëmendshme për protestat, se kjo e jona.
Kanë protestuar në këtë vend sa kanë dashur, pa frikën që kanë pasur deri dje, se haje plumbin ballit. Qysh në protestën e armëve kimike, në protestën për tarifën e traut të rrugës së Kombit, për banorët e Kukësit, dhe protesta e studentëve, janë 3 raste domethënëse që qeveria ka reaguar, e madje në rastin e Kukësit kam dal dhe kam kërkuar ndjesë, pasi ishim ne që e kishim gabim.
E bukura e demokracisë kjo është, që asnjë pjesë e shoqërisë nuk i di të gjitha, në demokraci askush nuk i di të gjitha, edhe një qytetar i vetëm që del dhe ngre zërin mund të ketë të drejtë, unë e konsideroj virtyt për një lider që të pranojë se kush proteston mund të ketë të drejtë.
Kjo është një turp i pashoq, i të gjithë atyre që e nxisin që nuk kanë turp, se e kanë bërë divorcin me turp dem baba dem, dhe te ata që vënë fytyrën kur marrin mikrofonat, dhe keqardhje për të gjithë ata që vijnë me autobusa nga e gjithë Shqipëria? Kush i paguan ata që vijnë me dy gishta këtu, kush janë ata që vijnë këtu? Ne e dimë se kush janë se ata janë për keqardhje.
Se kjo protestë e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin, në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime, çfarë do të bëjmë ne nëse kjo histori do të vazhdojë me muaj dhe me vite, do të dalim të hamë njëri tjetrin në rrugë?
Kjo protestë mund ti pëlqejë Rusisë.