Rama shtron iftar për besimtarët në Elbasan

0

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama shtroi iftar këtë pasdite për besimtarët myslimanë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar, teksa vendi apsiron futjen në BE. Ai shtoi se është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë ku ky komb ka themelet.

“Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, tha Rama.
Rama tha se imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së Ballies në Elbasan dhe xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Më tej, ai shtoi se në një ditë të tillë, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë.

“Mirë se keni ardhur. Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së Ballies në Elbasan, e cila u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar për arkitekturën dhe sot në Tiranë, ka hapur dyert, edhe xhamia e madhe e Namazgjasë. Kjo sofër tradicionale me jep një ndjesi gati fëminore, gëzimi dhe mund të them se e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit, kur na jepet mundësia të ndihem mirë te triumfi i dashamirësisë dhe rrjedha pozitive e jetës. Në një ditë të tillë, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë”, theksoi ai.

Rama tha se myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por janë vlerë e shtuar e një vendi sipas tij të denjë për të qenë anëtare e BE.

“Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.