Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për projektin në Zvërnec, ka hedhur poshtë akuzat për dëmtim të mjedisit dhe interesa të fshehta.
Kreu i qeverisë u shpreh i habitur nga qëndrimet kundërshtuese, duke ironizuar faktin se media greke është rreshtuar në mbështetje të kauzës së protestuesve.
“Po si mund të jem unë njëherë kundër jush dhe kundër vetes dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë? Pyeteni veten, si ndodh kjo? Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet ‘’tradhtari’’, u gjet ‘’shitësi’’ i atdheut, u gjet ‘’i korruptuari’’ dhe ai është kryeministri juaj!
Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional, por kjo është ndjesia ime sepse për mua këto janë ditë shumë të habitshme”, tha Rama.





