Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës!

0

Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është ndarë nga jeta. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit e të ndjerit do të zhvillohet ditën e nesërme në fshatin Çepan të Skraparit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë konfirmuar se Ilir Metës do t’i akordohet leja e posaçme administrative për të qenë i pranishëm në varrimin e të atit.

Ish-presidenti, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit, do të shoqërohet nga forcat e sigurisë drejt vendlindjes së të ndjerit në Skrapar për të kryer ritet e lamtumirës familjare.