Rama takime në Ambasadë e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në kuadër të emigarcionit të paligjshëm

0

TIRANË-Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith është takuar sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Me anë të një njoftimi, Ambasada Britanike thotë se Rama dhe King-Smith kanë diskutuar për emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Po ashtu një tjetër temë e diskutimit ka qenë edhe mbështetjen e re e Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të theksuar partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar. Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojnë zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, shkruan ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu