Rama takon grupin parlamentar: Kujdes me zgjedhjet!

0

Zbulohen detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. E gjithë mbledhja e sotme u fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit, ndërsa nga ana e tij, kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar një angazhim maksimal të gjithë deputetëve duke bashkëvepruar me drejtuesit politik të PS në qarqe.

Kryeministri Edi Rama i tha grupit parlamentar se këto zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit janë ndryshe, duke i cilësuar si “delikate dhe politike”. E po ashtu, njëjtë si në mbledhjet e shkuara, drejtuesit politikë kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiakë.

Në mbledhje nuk ka qenë i pranishëm Arben Ahmetaj.

Mësohet se Benet Beci afirmohet si kandidat për bashkinë Shkodër.

Secili deputet do mbajë përgjegjësi për zonën e tij elektorale në zgjedhjet e 14-majit.

Për rastin e Vlorës, Rama u shpreh se do merret vetë personalisht.

Kandidatët për zgjedhjet lokale do të prezantohen pas mbledhjes së që do të bëjë Kryesia e PS më 25 Mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu