Rama takon nesër kreun e NATO-s, Mark Rutte

0

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e nesërme me kreun e NATO-s Mark Rutte. Lajmin e ka bërë me dije zyra e NATO-s për mediat.

“Të mërkurën, më 17 shtator 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mark Rutte, do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Takimi mes tyre do të ndodhë herët në mëngjes, që sipas axhendës të botuar në faqe zyrtare të NATO-s, në orën 09:00 do të mbahet fjala e Sekretarit Rutte dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Takimi Rama-Rutte do të mbahet në selinë e NATO.

Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare pasi sot BE-ja hapi negociatat edhe për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.