Rama: Në listën e hapur do ketë plot të rinj dhe të reja. Diskutimi ka qenë, unë e kam shprehur, drejtuesit politikë duhet të jenë në listën e hapur. Kjo do çorodiste gjithë procesin, nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë, nuk do të garantone asnjë lloj drejtimi vërtet politik të garës. Drejtuesit politikë do ishin fokusuar për të marrë vota për vete, do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çoroditej e gjithë skuadra. E njëjta gjë vlen në rastin tim. Do ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve, që të vendosej emri im. Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, se mund të mos jem fare në listë. Kjo është pak a shumë pamja sot. Sa i takon deputeteve, po shkojmë drejt të njëjtit princip. Deputetet që kanë 1 mandat, do jenë në fushë.