Rama viziton Azerbajxhanin dhe Turqinë

0

AZERBAJXHAN– Pas vizitës dy ditore në Gjermani, sot Kryeministri Edi Rama do të kryejë vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë. Sot në mëngjes Rama do të shkojë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov. Nesër Rama do të udhëtojë në Turqi.

AXHENDA

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së

Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu