Rama viziton Sukthin e Ri në Durrës: Situatë krejt ndryshe ë, dikur me varka! Është si ajo puna e lavamanit…

0

I shoqëruar nga kryebashkiakja, Emirjana Sako, kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Durrësit, në zonën e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”. Ai tha se prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Pjesë nga takimi i Ramës:

Rama: Situatë krejt ndryshe ë?! Mbaj mend 2016-ën, me varka.

Sako: Kemi realizuar argjinaturën e daljes së lumit Erzen siç e shikoni. Bashkë me bordin e kullimit kemi investuar në këtë segment, sot situata është shumë e mirë sepse në 2021-in vetëm në këtë njësi administrative janë përmbytur 143 familje. Janë rimbursuar nga buxheti i bashkisë me 17 milionë lekë të reja. Kemi ndërhyrë dhe në njësinë e Katundit të Ri. Në hidrovor me ndërhyrje të vazhdueshme s kemi pasur probleme aq të mëdha aq sa ka pasur sasi reshjesh.

Rama: Ka pasur volum reshjesh, ka qenë sprovë e madhe por përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, se dikur bëhej liqen. Kur Ka reshje të mëdha është si puna e lavamanit, hap lavamanin e po e cove me furi ai bllokohet, s’ka mundësi ti thithë të gjitha

“Në Durrës (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”, shkruan Rama në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu