Ditën e djeshme u mbajt samiti në Beograd për takimin mes liderve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Zv.kryeministri maqedonas Nikola Dimitrov pasi Zaev nuk mund të ishte I pranishëm duke qenë se dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale.
Ndërsa ajo që nuk është vënë re ditën e djeshme është prania në samit e Alex Soros, djalit të filantropit George Soros, i cili siç duket mbështet këtë marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe këtë gjë e ka shfaqur vazhdimisht nëpër takimet që i ka bërë veçmas me liderët e Ballkanit.
Nuk dihet ende roli i tij në këtë takim, por siç shihet edhe në foto, liderët e 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë “rreshtuar” para tij gjatë takimit që kanë pasur me të në Beograd.