Rama:Më 16 mars mbahet Asambleja e dytë e PS në Durrës!

0

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pas takimit të sotëm, do të mblidhet sërish më 16 mars, në Durrës.

Para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS tregoi disa detaje në lidhje me atë se çfarë do të diskutohej në takimin e sotëm me dyer të mbyllura.

Rama shpreh se po bëhen gati për fitoren e radhës, ndërsa theksoi se kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh

“Kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar PS dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës”, tha Rama.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime apo ndëshkime për ata që nuk e kanë bërë mirë punën, Rama tha se do të këtë riroganizim dhe lëvizje, pasi fjala ndëshkim siç u shpreh ai “nuk i shkon organizatës politike” që ai drejton

“Nuk kemi asnjë plan për të bërë ndryshime, sot jemi për të bërë një analizë edhe për të marrë veprime të tjera”, tha Rama.

Pyetje: A do të këtë të ndëshkuar?

Rama: Fjala ndëshkim nuk i shkon organizimit të një familje politike, ndërsa riorganizimi nën kupton edhe lëvizje dhe ripozicionime në funksion të bërjes sa më mirë të punës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu