Ramazani/ Bujar Spahiu përcjell mesazhin e tij nga Elbasani: Solidaritet për njerëzit në nevojë

0

Nga Entela Duka

Me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit në Elbasan u mbajt “Simpozium Ramazan 2024”. Aktiviteti u mbajt në sheshin e xhamisë Ballia ku përpos besimtarëve të shumtë mysliman ishte i pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu.
Simpoziumi u çel nga myftiu i Elbasanit Agim Duka i cili teksa evidentoi rëndësinë e muajit të shenjtë përcolli mesazhin e heshtjes tek besimtarët.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar në fjalën e tij përveçëse vlerësoi Elbasanin si një qytet i cili ka ditur të përcjellë drejtë mesazhin e tolerancës kërkoi që në këtë muaj të shenjtë altruizmi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë të jenë kryefjala e cdo besimtari.

Më 11 mars myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu