Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka dhënë një përditësim mbi numrin e ukrainasve që kanë ikur nga lufta me Rusinë që nga 24 shkurti.
Gjithsej 2.95 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, me 1.8 milionë që kanë hyrë në Poloni. Të tjerë kanë udhëtuar në Hungari, Rumani dhe Sllovaki.
Ndërkohë, Unicef-i ka konfirmuar se 73,000 fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë mesatarisht çdo ditë që nga fillimi i konfliktit, që barazohet me 55 fëmijë çdo minutë.
Rreth 300,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë gjithashtu në Evropën Perëndimore.