SHBA- Panelistët në Kongresin e Meksikës thanë UFO-t paraqesin kërcënim për hapësirën ajrore të SHBA-së. Sipas raportit, ekziston një rrugë për integrim më të thellë që përfshin Sistemin e Raportimit të Sigurisë së Aviacionit (ASRS), të cilin NASA e administron për Administratën Federale të Aviacionit të SHBA-së.
“Edhe pse fillimisht nuk ishte projektuar për mbledhjen e UAP-ve, shfrytëzimi më i mirë i tij për raportimin pilot komercial të UAP do të siguronte një bazë të dhënash kritike që do të ishte e vlefshme për përpjekjet e të gjithë qeverisë [për të kuptuar UFO-t]”,shkruan Sky News.
Sistemi i raportimit konfidencial dhe vullnetar për pilotët, kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin tjetër profesional të aviacionit merr rreth 100,000 raporte në vit.