Raportimet e fundit tregojnë se Meta po planifikon hapjen e dyqaneve fizike

0

Meta, kompania e medias sociale që më parë njihej me emrin Facebook, po planifikon hapjen e dyqaneve fizike në të gjithë botën, siç tregohet në raportimin nga The New York Times.

The Times tregon se dyqanet do të përdoren për t’i prezantuar publikut pajisjet e prodhuara nga Reality Labs Division si virtual reality headset dhe syzet smart. Këto pajisje do të funksionojnë si porta hyrëse në metaverse, një botë virtuale ku njerëzit do të mund të punojnë, të luajnë dhe të komunikojnë me miqtë ose me familjen e tyre.

Kur u pyet nga gazetarët, një zëdhënës i kompanisë tha se nuk mund të konfirmonte planet e Meta për hapje ne dyqaneve fizike. Sipas dokumenteve të para nga Times, qëllimi i këtyre dyqaneve do të ishte që ta bënin botën “më të hapur dhe të ndërlidhur”. Ato kërkojnë të krijojnë një ndjesi mirëpritjeje tek klientët dhe të nxisin kuriozitetin e tyre për të provuar headsets të kompanisë.

Për herë të parë diskutimet serioze për hapjen e dyqaneve fizike filluan gjatë vitit të kaluar, mirëpo nuk ka ende asnjë lajmërim zyrtar në lidhje me këtë çështje. Meta ka eksperimentuar më parë me vendet e shitjes, ku hapi disa kioska në aeroporte dhe New York City për të reklamuar produktet Oculus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu