Elbasan
Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm , Elbasan zhvillohet seanca për ish kryebashkiakun ,Safet Gjici, ekspertët duhet tu japin përgjigje 11 pyetjeve…
Në Gjykatën e Shkallёs sё Parё të Juridiksionit tё Pёrgjithshёm ,Elbasan po zhvillohet seanca për ish kryebashkiakun e Kukësit ,Safet Gjici i cili ka kërkuar prej disa muajsh të vuajë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit .Në seancën e paralajmëruar për tu mbajtur gjatë paradites së kësaj të Hëne ,23 Dhjetor 2024 do të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertët e Institutit të mjekësisë ligjore ,Tiranë.
Në seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici në 14 Nëntor 2024 mbi ” Caktimin e detyrave të ekspertëve të Mjekësisë ligjore ” kërkuesi Safet Gjici nuk u paraqit për arsye shëndetësore.Ndërkohë në atë seancë u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.Pas betimit të tre ekspertëve mjeko-ligjorë atyre në mesin e muajit Nëntor të këtij viti nga Gjykata ju caktuan 11 detyra për të cilat ata në seancën e kësaj fillim jave duhet të japin përgjigje të argumentuara mjaft qartë .
Tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici” pas afro gjashtë jave pune sot do u japin përgjigje para Gjykatës pyetjeve të mëposhtme:
1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?
5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?
6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?
9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?
Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici sipas avokatit të tij Markeljan Jance vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Sipas Jançe, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.