Raundi i dytë i votimit përfundon/ ‘Largohen’ dy deputetë nga Vjosa Osmani

0

Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka përfunduar, por edhe këtë herë Vjosa Osmani nuk ka arritur shifrën për tu zgjedhur në krye të vendit.

Nga 82 deputetë që morën pjesë në raundin e dytë të votimit, 11 vota ishin të pavlefshme, 67 vota ishin për Vjosa Osmanin dhe 4 vota për Naser Bejtën.

Në sallën e kuvendit e pranishme është edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca, e cila shihet e ulur pranë deputetëve të LVV-së.

Kujtojmë se në raundin e parë, morën pjesë 81 deputetë dhe 12 vota ishin të pavlefshme ndërsa 69 ishin për Vjosa Osmanin. Pritet të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit për zgjedhjen president të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu