Reagon Arjan Kamami për vendimin e Gjykatës së Elbasanit: “Jam i indinjuar dhe i shqetësuar thellë për mënyrën sesi është trajtuar çështja ime”

0

 

Shtetasi nga Cërriku Arjan Kamami ka reaguar publikisht pas publikimit të vendimit administrativ-penal nr. 11, të vitit 2020, nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Elbasan. Në deklaratën e tij, Kamami shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për mënyrën sipas tij të njëanshme dhe të padrejtë me të cilën është trajtuar çështja. Ai thekson se vendimi i gjykatës parashikon konfiskimin e të vetmes pasuri të familjes së tij , një banesë dykatëshe në fshatin Malasej, Cërrik e ndërtuar me vite të tëra sakrificash dhe përpjekjesh të ndershme.

Kamami argumenton se vendimi është dhënë pa marrë parasysh dokumentacionin e plotë dhe burimin e ligjshëm të të ardhurave me të cilat është ndërtuar pasuria, ndërsa e konsideron këtë akt një shkelje të rëndë të parimit të prezumimit të pafajësisë. Ai njofton gjithashtu se çështja është ende në proces gjyqësor dhe kërkon transparencë të plotë nga institucionet dhe mediat, duke paralajmëruar se do ndjekë rrugën ligjore nëse ky reagim nuk publikohet bashkëngjitur me çdo raportim mbi çështjen.
DEKLARATA E PLOTË E ARJAN KAMAMIT

Reagim Publik nga Arjan Kamami

Në lidhje me publikimin e vendimit administrativ-penal nr. 11, viti 2020, të dhënë nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjitjshëm të Shkallës së Parë Elbasan, dëshiroj të shpreh publikisht indinjatën dhe shqetësimin tim të thellë për mënyrën e padrejtë dhe të njëanshme me të cilën është trajtuar rasti im.Ky vendim parashikon konfiskimin e vetmes pasuri të familjes sime, një ndërtesë dykatëshe në fshatin Malasej, Cërrik, e ndërtuar në vite me shumë sakrificë dhe kontribut të ndershëm nga unë dhe familja ime. Kati i parë i kësaj banese është ndërtuar në vitin 2007 dhe i dyti në periudhën 2008–2009. Ndërtimi është bërë me kursimet e familjes, përmes shitjes së tokës bujqësore të përfituar me ligjin 7501, materialeve të shtëpisë së vjetër, shitjes së 12 lopëve, si dhe me kredi bankare që kalojnë shumën e 200 milion lekëve të vjetra. Aktualisht, mbi këtë pasuri rëndojnë 7 milion lekë të rinj kredi të pashlyera, ndërsa vlera e tregut e pasurisë është rreth 12 milion lekë të rinj.
Me një të rënë të lapsit, pa marrë parasysh kontributet dhe dokumentacionin e paraqitur, Gjykata dhe Prokuroria kanë vendosur ta konfiskojnë këtë pasuri, duke shkelur rëndë parimet themelore të së drejtës dhe të prezumimit të pafajësisë që më garantohet si çdo qytetari shqiptar.Dua të theksoj se kam depozituar zyrtarisht korrespondencë me Gjykatën e Apelit në Bruksel si dhe dokumentacion të plotë që ndodhet aktualisht në tryezën e Gjykatës së Elbasanit. Çështja është ende në proces gjyqësor dhe për mua, Arjan Kamami,.Saktësoj se për periudhën 1990–2016, nuk ekziston asnjë vendim gjykate, masë sigurimi apo procedim penal në kuptim të ligjit nr. 10192, neni 3.
Kërkoj publikisht që të bëhet transparencë e plotë mbi mënyrën e zbatimit të nenit 3, pika 6, të ligjit nr. 10192, i ndryshuar. Ky nen parashikon saktësisht rrethanat dhe kushtet në të cilat mund të merret një vendim konfiskimi dhe në rastin tim ato nuk janë respektuar.Ndjej që pa asnjë bazë ligjore po poshtërohem publikisht, i ekspozuar në opinion si fajtor, ndërkohë që ende nuk ka një vendim përfundimtar dhe asnjë provë që të mbështesë këtë akt të rëndë që më prek mua dhe familjen time. Ky vendim është diskriminues, i padrejtë dhe i pajustifikueshëm.
Ftoj median që të publikojë këtë reagim timin publik bashkëngjitur me çdo raportim mbi këtë çështje, për të ruajtur balancën dhe të drejtën për t’u dëgjuar.

Kujtoj çdo media, portal apo kanal informativ, se publikimi i lajmit pa shoqërimin e këtij reagimi tim zyrtar përbën shkelje të së drejtës sime për t’u dëgjuar, për barazi në informim dhe transparencë. Nëse ky reagim nuk publikohet bashkëngjitur ose i referohet si pjesë e informacionit të dhënë, do të ndjek rrugën ligjore ndaj çdo subjekti që cënon integritetin tim personal dhe familjar.

Ftoj median që të publikojë këtë reagim timin publik bashkëngjitur me çdo raportim mbi këtë çështje, për të ruajtur balancën dhe të drejtën për t’u dëgjuar.

Me respekt,
Arjan Kamami
24 Qershor 2025