Reagon Berisha ndaj provokacionit të Vuçiç : Kriminel i luftës

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dënuar, provokimin e bërë ditën e djeshme nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili shfaqi një hartë të Kosovës nën flamurin e Serbisë.

Berisha a ka cilësuar veprimin e Vuçiçit një provokacion të ulët dhe luftë nxitës. Ish-lideri i Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të deklarojnë non grata ultranacionalitetin serb.

Më tej  Berisha i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë provokim armiqësor dhe luftënxitës.

Postimi i Berishës:

“Denoj me ashpersine me te madhe vendosjen e flamurit te Serbise mbi harten e Kosoves nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftes dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit te Serbomadhise Vuçiç si nje provokacion te ulet dhe luftenxites.

Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te deklarojne pergjithmone non grata kete ultranacionalist te verber serb.

I bej thirrje komunitetit nderkombetar te denoj kete porovokim armiqesor dhe luftenxites te Serbomadhit Vuçuç. Sb” shkruan Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu