Reagon FIFA, për Shqipëri-Poloni: Zero tolerime ndaj rasteve të tilla

0

Kombatarja Shqiptare mesa duket nuk do i shpëtojë ndonjë dënimi të mundshëm të FIFA-as për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen me Poloninë.

Në nimutën 79’ ndeshja u ndërpre për pak minuta për shkak të hedhjes se disa shisheve nga ana e tifozëve të kombëtares, pas golit të shënuar nga lojtari polak Swiderski.

Përvec Shqipërisë, incidente ka pasur edhe në ndeshje të tjera të luajtuar në kuadër të “Katar 2022”, Angli-Hungari, për shkak se tifozët hungarez janë përleshur masivisht me policinë duke shkaktuar trazira në stadium.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’,  thuhej në njoftimin e FIFA-s

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu