Reagon policia për ngjarjen e RËNDË në Shkodër: 3-vjeçari dhe motra u dërguan në spital pasi…

0

Policia ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku ndërroi jetë një 3-vjeçar.

Sipas policisë, i mituri së bashku me motrën e tij 7-vjeçare janë dërguar nga babi në spital më 21 shkurt, pasi dyshohet se ishin prekur nga virozat e stinës.

Pasi kanë marrë mjekim ata janë dërguar në shtëpi, megjithatë, një ditë më pas gjendja e tyre është rënduar dhe fëmijët janë dërguar sërish në spital. Në këtë moment, 3-vjeçari ka humbur jetën, teksa motra e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.