Reagon Presidenti Meta për tensionet Serbi-Kosovë: Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, kyç për konsolidimin e paqes

0

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj situatës së tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë të shkaktuara pas vendimit për zbatimin e reciprocitetit për targat.

Me anë të një reagimi publik, kreu i shtetit shprehet se është e nevojshme që palët të kapërcejnë tensionet dhe të dialogojnë ndërmjet tyre.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, deklaron presidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu