Reagon prokurori i Vlorës për akuzat e ngritura: SPAK nuk është thelluar në hetim

0

Këtë të dielë në Gjykatën e Posaçme do të jepet vendimi për 28 të arrestuarit të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të narkotikëve.

Mes të arrestuarve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Burime bëjnë me dije se prokurori Sota para grupit gjyqësor ka theksuar se SPAK nuk është thelluar në hetim.

Janë përmendur prokurore me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”, mësohet të jetë shprehur Sota.

Ndërkohë në dosjen hetimore mësohet se prokurori kishte lidhje dhe ishte shok me kreun e grupit kriminal  Ilirjan Ducellari (Zaimi), të cilin e ka ndihmuar që të eliminonte problemet me drejtësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu