Real Madrid në finalen e Kupës së Botës për Klube, mposhti egjiptianët e Al Ahly-t

0

MAROK – Real Madridi do të jetë në finalen e Kupës së Botës për Klube të shtunën. Ata bënë atë që pritej dhe mundën Al Ahly-n, por u desh të vuanin deri në minutën e 92-të për të mbyllur një ndeshje, në të cilën skuadra egjiptiane i shtrydhi vërtet madrilènët.

Carlo Ancelotti, i cili e dinte se Real Madridi nuk mund të dështonte, i dha edhe një herë vijat e komandës Modric dhe Kroos, që do të thoshte se Ceballos u kthye në pankinë. Italiani zgjodhi ‘vjetërsinë’ për të luajtur në një gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, në të cilën nuk kishte asnjë shans për gabime, pas humbjes ndaj Mallorca.

Skuadra ‘los blancos’ doli në komandë kundër një Al Ahly që e kishte shumë të qartë se si duhet të luante. Mbrapa fort dhe shko shpejt drejt portës së Luninit. Dhe ai plan i funksionoi mirë, veçanërisht kur e kuptoi se Real Madridi ishte më pak i egër sesa ai mendonte.

Të vetmit që provonin diçka ndryshe ishin Vinicius dhe Rodrygo, që sa herë që shtypnin i vendosnin në telashe mbrojtësit e Al Ahly-t. Dy brazilianët ishin gëzimi i një Real Madridi të trishtuar, që pa sesi skuadra egjiptiane pati deri në tre raste për të shënuar.

Goli i parë erdhi falë një presion mbi mbrojtësit e Al Ahly-t, një gabim i qendërmbrojtësit dhe topi mbërriti tek Vinicius, i cili me definicion të madh bëri 0-1 në minutën e 42-të të lojës. Synimet e Al Ahly-t për të barazuar u ndërprenë menjëherë me golin e Valverdes në minutën e 47-të.

Në minutën e 63-të Camavinga shkakton penallti, të cilën Maaloul e transformoi në gol në minutën e 65-të, për ta bërë rezultatin 1-2, që i dha jetë Al Ahly-t dhe shqetësoi Real Madridin që po shikonte tashmë finalen.

Skuadra egjiptiane u trimërua dhe iu afrua barazimit. Vuajtjet e Real Madridit mund të kishin përfunduar në minutën e 86-të pas një penalltie për Vinicius, por Modric gaboi duke i bërë ‘los blancos’ të vazhdonin të vuanin.

Por jo shumë sepse në minutën e 93-të, Rodrygo bëri rezultatin 1-3, ndërkohë që Arribas i cili hyri në fushë në minutën e 98-të dhe me topin e parë që preku, shënoi rezultatin 1-4 për të vulosur kalimin e Real Madridit në finalen e Kupës së Botës për Klube.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu