Real Madridit i buzëqesh fati në Champions, Mançester Siti humbet yllin e ekipit

0

Fati i keq ka goditur Mançester Sitin në pikën më të rëndësishme të sezonit, duke qenë se mesfushori Kevin de Bryn është dëmtuar dhe rrezikon mungesë për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Mançester Siti do të presë sot në shtëpi skuadrën e Uest Ham për kampionatin anglez dhe më pas do të udhëtojë në drejtim të Londrës, për transfertën e Fulham para se të përballet me Realin në Madrid Gjendja e De Bryn do të shihet në ditët në vijim, duke qenë se ende nuk dihet ekzaktësisht se sa ditë do të mungojë.

Vetë trajneri Guardiola foli para ndeshjes dhe u shpreh se mesfushori belg do të mungojë për dy ndeshjet në kampionat, ndërkohë që për Real Madridin, do të vlerësohet situata gjatë ditëve në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu