Në monitor u shfaqën letrat e bixhozit, shikoni reagimin e Luizit

0

Vëllai i Madh u dha së fundmi katër finalistëve një sfidë të re, e cila kishte të bënte me komentimin e disa fotografive që do të shfaqeshin në monitor te dhoma e ndenjës.

Ata duhet të uleshin përballë monitorit dhe secili duhet të komentonte foton që shfaqej në monitor. Pra, të tregonin një histori për foton që do shikonin.

Përmes një zarfi të bardhë Vëllai i Madh komunikoi se pasi banorët të shihnin fotot, ata duhet të rrëfenin një histori personale për secilën. Sfida nisi menjëherë pas leximit të zarfit.

Teksa në monitor u shfaq një foto me letra të bixhozit, Luiz Ejlli u shpreh: “Të kishim një palë për të luajtur”.

Më pas këngëtari i njohur shtoi: “Po ti shohësh me detaje janë 2 çupa, 1 fant dhe 1 as. 2 çupat jeni ju të dyja, fanti është Kristi, unë jam asi”.

Ndërkohë kujtojmë se gazetari i njohur, Bledi Mane, para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, hodhi akuza shumë të forta ndaj Luizit. Ish-banori i BB VIP u shpreh se ‘Ejlli është një djalë që ka një ves, bixhozin’.

“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë”, ka deklaruar Bledi Mane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu