Rebelët francezë shkatërrojnë rrjetin e antenave të reja 5G

0

Të rinj rebelë në Francë kanë kryer një seri sulmesh sabotazhi ndaj asaj që quajnë “infrastrukturë e Revolucionit të Katërt Industrial” duke shkatërruar antenat e rrjetit të fuqishëm celular 5G.

Rrjeti ‘Reporterre’ shkruan se prej nisjes së pandemisë janë raportuar 140 sulme të tilla me zjarrvënie, me kosto disa milionë euro.

Një sabotatore e intervistuar e quajtur ‘Pascaline’ tha se antenat dhe automjetet e grupeve të telekomunikimit janë sulmuar, janë prerë kabllot e fibrave optike apo thyer pajisjet elektrike.

“Po jetojmë në një periudhë udhëkryqi, nëse nuk bëjmë asgjë tani, kjo industri do të zërë vend përgjithmonë”.

Pascaline dhe kolegët e saj anarkistë kanë prejardhje nga lëvizje të ndryshme franceze, që prej Jelekëve të Verdhë, deri te grupet kristiane që së bashku kundërshtojnë atë që quajnë “rrjetin e Normales së Re” që po ndërtohet me 5G.

Një tjetër aktivist anti-5G, Léon tha për Reporterre: “Jemi detyruar të kalojmë te sabotazhi për arsye praktike. Që prej lëvizjes së Jelekëve të Verdhë shteti i ka shtrënguar shumë vidat dhe është e vështirë të veprosh kundër pushtetit në rrugë”.

“Kufizimet e Covid e kanë bërë të pamundur mobilizimin kundër 5G, edhe pse shumica e popullsisë e kundërshton”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu