Reforma territoriale/ Berisha-thirrje ‘grupit të Alibeajt’: Të biem në ujdi për projektin final! Duhet diskutuar me PL dhe partitë aleate, Rama nuk e do

0

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, kreu i kësaj force politike Sali Berisha u ndal dhe te reforma territoriale, duke thënë se duhet rënë në ujdi me të gjitha partitë opozitare për një projekt final.

Berisha theksoi se Rama nuk e do këtë reformë e megjithatë PD, PL dhe parti të tjera aleate në parlament do të bëjnë çdo gjë për një draft në interes të qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Nga pseudoreforma që bëri PS dhe për tu rikthyer kështu në de facto pushtetin vendor qytetarëve shqiptarë, natyrisht në këtë reformë janë marrë parasysh ndryshimet e thella demokrafike e infrastrukturore që ka pësuar vendi në këto vite.

Sot dëgjoj që grup deputetësh të po kësaj partie në mënyrë të pavarur kanë dorëzuar një draft me 94 bashki, ndërkohë që duhet të ulemi bashkarisht dhe të arrihet në draft të PD-së që përfaqëson interesat më të mira të shqiptarëve. Edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë ligj, projekt, gjetja e një ujdie është e nevojshme.

Duhet diskutuar dhe me PL dhe partitë aleate në parlament, të gjitha forcat opozitare, në mënyrë që të krijojmë një mbështetje të të gjithë opozitës në këtë projekt. Natyrisht ne kurrë nuk bëhemi pjesë e pazareve të qeverisë, projektin e kemi publik, nuk besoj se Rama është serioz në çështjen e reformës, ai nuk do por gënjen. Mendoj se e kemi ne detyrim të kishim projektin më të mirë gati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu