“Kundërthënie”qeveri-ERE për fashën 800 kw të energjisë elektrike?! Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi për rritje e çmimit

0

Është botuar në Fletoren Zyrtare çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kw për konsumin mbi 800kw/muaj për klientët familjar për periudhën 1 tetor–31 dhjetor 2022.

Çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit Për këtë vendim mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare.

Shoqëria Furnizuesi i Shërbimit Universal më datë 20.9.2022 ka paraqiti në ERE kërkesën për miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për konsumin e energjisë elektrike mbi 800 kw/muaj për klientët familjarë.

Kjo kërkesë u arsyetua për shkak të rritjes së kostos së blerjes së energjisë elektrike që prokurohet për qëllime të mbulimit të nevojës së FSHU dhe KESH. Por pavarësisht kësaj, ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili në rrjetin e tij zyrtar në social “Facebook” u shpreh se fasha mbi 800 kilovat nuk do të hyjë në fuqi në 1 tetor.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha sot pas mbledhjes së qeverisë se ERE ka marrë këtë vendim, por është qeveria ajo që vendos nëse aplikohet ose jo kjo gjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu