Refuzimi i kryeministrit armen për të firmosur nervozon të pranishmit, Putin hedh stilolapsin, shokohet Lukashenko

0

JEREVAN- Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, udhëheqësit e së cilës mblodhën një samit në Jerevan të mërkurën, nuk arriti të dënonte Azerbajxhanin për forcat e tij që nisën një sulm në shkallë të gjerë në territorin sovran të Armenisë.

Kryeministri Nikol Pashinyan u tha krerëve të vendeve anëtare të CSTO se nuk do të nënshkruante një projekt-deklaratë të grupit për dhënien e ndihmës Armenisë për shkak të mungesës së një vlerësimi politik në lidhje me situatën.

Sipas mediave vendase, një video po qarkullon në rrjet nga momenti kur Pashinyan refuzon të firmosë gjë që ka shkaktuar një reagim “zinxhir” pasi presidenti rus Vladimir Putin ks hedhur stilolapsin ndërkohë që Lukashenko i Bjellorusisë shihet i shokuar.

“Një pozicion i tillë është i rëndësishëm jo vetëm për rivendosjen e integritetit territorial të Republikës së Armenisë, por edhe për frenimin e Azerbajxhanit nga veprimet e mëtejshme agresive kundër vendit tonë. Fakti që rreziku i një agresioni të ri nga Azerbajxhani kundër integritetit territorial të Armenisë mbetet u raportua nga Sekretari i Përgjithshëm i CSTO Stanislav Zas në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kolektive më 28 tetor të këtij viti”, shpjegoi Pashinyan.

Në përfundim të samitit, Pashinyan si kryesues i takimit tha se Imangali Tasmagambetov nga Kazakistani do të bëhet Sekretari i ri i Përgjithshëm i CSTO, duke zëvendësuar Zasin në largim, të cilit i ka skaduar mandati trevjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu