“Që ta cojmë tek 5 do të votojmë 1. Dokotor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë. Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule.
U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot sma ulë. Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimsën fëmijët. Ju bëj thirrje të gjithë baballarëve që më 11 maj ta rrëzojmë këtë psikopat, t’ju tregojmë vendin këtyre zagarëve që e ardhmja e fëmijëve tanë të këtë një tjetër fat. Doktor o gjigand si nuk u lodhe asnjëherë. Ti rrëzohesh, por ringrihesh përsëri se je vital. Liro Ervin Salianjin o maskara, ke futur brenda një të burgosur politik! Mjaft në robëri moj e mjera Shqipëri, demokartë votoni numrin 1, ja vdekje ja liri!” tha Vrenozi.