Regjistronte pronat e qytetarëve në emër të pronarëve jo të ligjshëm, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë (EMRI)

0

Përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë, është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se falsifikoi dokumentet e pronave.

Gjykata e Tropojës ka cakuar masën e sigurisë “arrest ne shtëpi” për shtetasen Ajlin Alfredaj, si dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, 31 vjeçarja regjistronte pronat e qytetarëve në emër të personave të tjerë, pronarë jo të ligjshëm.

Alfredaj, nënë e 7 fëmijëve, ka qenë kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit, nën siglën e Partisë Socialiste në zonën e Tropojës.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë. Kjo shtetase u shpall në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 12.07.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila ka caktuar për shtetasen A. A., masën “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka patur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.

Operacioni “Cancel”- Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu