Rejvi Dervishi, 15-vjeçari autor i 2 librave të suksesshëm për fëmijë

0

Vetëm 15 vjeç dhe me dy libra të botuar, Rejvi Dervishi është autori më i ri në Shqipëri. Sapo ka përfunduar klasën e 9-të dhe fantazinë e tij ka zgjedhur ta ndajë dhe me fëmijët e tjerë përmes botimeve. Libri i parë i Rejvit titullohet “Letra në ishull”, një robinsonatë, ndërsa i dyti, “Misteri O. S”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka rikthyer në vëmendje ditën e sotme, këtë djalosh, nën etiketimin “Një libër nga nxënësit tanë”.

‘Ju prezantoj me Rejvi Dervishin, nxënësin që sapo ka përfunduar klasën e 9-të në shkollën “Emin Duraku” Tiranë dhe është autor i dy librave. Libri i tij i parë “Letra në Ishull” është një robinsonatë, rrëfimi i një djali të ri të cilin fati e hedh mes shumë sfidave në një ishull të harruar prej botës e të mbetur në kohë të shkuara. Në këtë ishull, ku duket sikur gjithçka është kundër tij e fundi është gjithnjë e më afër, ai nis një jetë të re, të mbushur me emocione dhe aventura.

Libri i tij i dytë “Misteri O.S” është një roman që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit. Personazhi kryesor, një fëmijë tepër i apasionuar pas leximit, përfshihet në zgjidhjen e një misteri shumë të vjetër dhe pikërisht atëherë kur mendon se çdo gjë është zgjidhur, fakte të reja dalin në dritë dhe intrigojnë më shumë mendjen e tij. I uroj Rejvit sa më shumë suksese dhe frymëzim në rrugëtimin që sapo ka nisur drejt botës së bukur të librave!“, shkruan Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu