Rekord të infektuarish në Rusi

0

Rusia ka regjistruar 40, 241 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Vendi gjithashtu raportoi 1, 160 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 237,380.

Rusia po përgatitet të izolojë vendin për një javë, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve. Rikujtojmë se Moska vendosi bllokim të pjesshëm të enjten, duke lejuar të hapura vetëm dyqanet thelbësore.

Aktualisht 32.8% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, përkatësisht  47.2 milion persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu