‘Burri më godiste me dërrasa dhe çekiç. Rrihte keq edhe dy vajzat’. Historia rrëqethëse e nënës së 5 fëmijëve

0

Etleva Sorra është 43 vjeçe dhe jeton në Kashar të Tiranës. Jeta për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Ajo ka përjetuar një dhunë të tmerrshme nga bashkëshorti i saj prej 13-vitesh, deri kur mori kurajën për ta denoncuar në polici. Ajo është nënë e 5 fëmijëve.

Historinë e saj rrëqethëse që përloti të gjithë, u transmetua ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel:

E njoha në xhami me një motër myslimane. E pranova se edhe unë isha e divorcuar pa fëmijë, ai i martuar me tre fëmijë. Dhunën e kam pasur që në fillimet e martesës. E kam duruar për 13 vite martesë.

Gruaja e tij e parë nuk e pranoi dhe u nda. Unë qëndrova me burrin. Ata u ndanë. Unë kam 5 fëmijë me të.

Njësoj pati sjelljen edhe kur lindën fëmijët e mi. Dhuna ka qenë e vazhdueshme, më ka gjuajtur me hekur, dërrasa dhe çekiç, edhe fëmijët sidomos vajzat. Kanë qenë në kohë Ramazani dhe i ka rrahur të dyja vajzat, e ndonjëherë edhe djalin e madh.

Unë e duroja dhunën karshi meje, por nuk durova dhunën ndaj fëmijëve. Më vinte keq shumë për vajzat, ata qanin e ai u thoshte mos bëni zë. Vajzën e ma ka rrahur me çekiç.

Familja nuk ka qenë dakord, refuzova familjarët e mi dhe e mora. Ditën e enjte nga ora 3 e natës më merr e më thotë çohu të sqarohemi. Ku ke qenë kur ka ardhur shoku im, i them te dhoma tjetër. Pastaj nisi të më kapte për flokësh e të më gjuante grushte në 3 të natës.

U zgjua në 10 dhe unë po i bëja kafen, kur ai kishte marrë një dërrasë dhe më nxiu me të. Kam qëndruar 1 javë në spital. Edhe me thikë më ka rënë. E pastaj mora në telefon policinë.

Ka kërkuar që të tërheq denoncimin dhe më kërcënon. Më vjen keq më shumë për fëmijët se për veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu